Hetimi për bandën e drogës, reagon prokuroria për përgjimin “150 mijë euro”

Shqipëria

Hetimi për bandën e drogës, reagon prokuroria për përgjimin “150 mijë euro”

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 13:00
Jurgen Molla

Deklaratat e të akuzuarit si kreu i bandës së trafikut ndërkombëtar të drogave të forta, Jurgen Molla, për pagesën e 150 mijë eurove për transferimin e prokurorit të çështjes, vazhdojnë të ngrejnë hije dyshimi edhe pas reagimit të Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me këtë çështje.

Edhe pse Prokuroria e Përgjithshme sqaron se prokuori Anton Martini, për të cilin aludohet se janë paguar 150 mijë euro për transferimin e tij në Shkodër, nuk ka qenë prokurori i Arben Prendit, për të cilin Jurgen Molla pretendon se po e ndihmonte duke transferuar prokurorin, sërish fakti që Molla kishte informacion të saktë mbi transferimin e prokurorit, madje edhe ditën që ishte firmosur transferimi i tij, vazhdojnë të hedhin hije dyshime mbi këtë rast.

Sipas sqarimit të prokurorisë, Anton Martini e kishte kërkuar vet transferimin në Shkodër, fakt i cili konfirmohet edhe me kërkesën përkatëse të Martinit. Por fakt tjetër është që, dy ditë para goditjes së bandës së trafikut të droges, mes të cilëve edhe Jurgen Molla, Këshilli i Prokurorisë sërish me kërkesë të Anton Martinit ka votuar rikthimin e këtij të fundit sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, votim i cili pret vetëm firmën e kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Hetimet e mëtejshme, si dhe deklaratat e Jurgen Mollës tashmë të arrestuar, pritet të hedhin dritë mbi këto dyshime mjaft të rënda për transferime prokurorësh, për të cilat janë në dijeni edhe krerët e bandave kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat