Ekstradohet nga Greqia trafikanti i të miturve

Kronikë e zezë

Ekstradohet nga Greqia trafikanti i të miturve

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 22:37
Ekstradohet nga Greqia trafikanti i të miturve

Një shtetas shqiptar, i kërkuar në rang ndërkombëtar për trafik të të miturve, është ekstraduar mbrëmjen e sotme nga Athina drejt vendit tonë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave bëhet fjalë për shtetasin Leonard Mucaj, ndaj të cilit vitin e kaluar gjykata e shkallës së parë pranë Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas burimeve, nga hetimet ka rezultuar se gjatë periudhës dhjetor 2014-janar 2015, Muçaj ka trafikuar në Greqi një vajzë të mitur, të cilën më pas e ka shfrytëzuar për prostitucion.

Arrestimi i tij u bë pas një bashkëpunimi të Interpol Tirana me kolegët në Athinë, të cilët këtë të shtunë kanë mundësuar ekstradimin e tij në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat