Njeriu që jetoi 41 vjet në xhungël bën rikthim emocional në shtëpinë e tij (Foto/Video)

Speciale

Njeriu që jetoi 41 vjet në xhungël bën rikthim emocional në shtëpinë e tij (Foto/Video)

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 11:45
Ho Van Lang

Tarzani i jetës reale i cili jetoi për më shumë se 40 vjet në malet e Vietnamit, ka bërë një rikthim emocional në shtëpinë e tij pyjore.

Ho Van Lang, 40 vjeçar dhe babai i tij Ho Van Thanh, 85 vjeçar, kanë kalaur 41 vite të jetës së tyre në pyjet e Tay Tra e Quang Ngai, transmeton Bota Sot.

Ata u larguan nga shtëpia e tyre pas luftës dhe u vendosën në pyll, duke kaluar katër dekada të jetës aty, ku u mësuan të ndërtojnë strehimore dhe të kujdesen për veten e tyre.

Në vitin 3013 u zbulua se ata ishin aty dhe që nga atëherë ata kanë filluar një jetë jashtë pyllit.

Burrat tani jetojnë në një shtëpi të vogël aty afër, por u kthye në pyll bashkë me fotografin Alvaro Cerezo të Doncastaway, për të kujtuar kohën kur jetonte aty.

Cerezo ka shkruar në blogun e tij:”E dija që ishte i entuziazmuar që po kthehej në vendin ku kishte jetuar gjithë jetën e tij. Andaj, unë i sugjerova që të shkonim me vëllain e tij dhe përkthyesin tin”.

Lang nuk rezistoi dhe të nesërmen në mëngjes ne shkuam bashkë.

“Pas një dite të plotë duke ecur nëpër xhungël, ne arritëm në shtëpinë e tyre pyjore. Lang ishte i zhytur në mendime duke parë shtëpinë dhe dukej i emocionuar”, tha ai.

Ho Van Thanh dikur kishte jetuar një jetë normale me familjen e tij në Tra Kem në kohën e luftës së Vietnamit.

Por, një ditë gruaja dhe dy fëmijë e tij u vranë nga një shpërthim i një mine, duke e lënë atë në gjendje shoku, transmeton Bota Sot.

Ai e mori djalin e tij dyvjeçar dhe iku në xhungël dhe nuk pati asnjë kontakt me askënd.

Dyshja mbijetuan me fruta dhe me mbjelljen e misrit.

Veshjet e tyre ishin nga leshi të bëra nga lëvorja e pemëve dhe jetonin në një kasolle të vjetër, të ngritur pesë metra mbi tokë.

Kur njerëzit i panë “burrat e xhunglës” duke vepruar jashtë normales, ata alarmuan autoritetet./BS/

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat