Shetia nëpër livadhet e fesë

Opinione

Shetia nëpër livadhet e fesë

Nga: Haki Bunjaku Më: 8 korrik 2016 Në ora: 22:10
Haki Bunjaku

Ju kallxon dogrile inxhja Kumri:

-Kur isha e vogël më detyruan me u fal edhe me ninue, se thanë: -Na jemi muslimanë e ti muslimane. Ani.po shpesh si dalshin bukët mrume të nxeta, nuk mun e pritsha iftarin, po me ni qoshe çkllapitsha.

Kijametin e madh e kisha me u çue në syfyr,po muslimane hesapi dhe nuk prishej urdhni.

Mas shumë vjetësh më thanë:- Na jemi muhamedan! Po qajo e para ku po jet apo mos e muer kush gan?
-çuq e mos të nihet zan,se nuk je met tim e ba hajgare me fe!

Nuk kuptojsha gjë prej gjëje.Ani to dovët arabisht: -Kulauz birab bi-feleki…më vinin si mallkim.Po ec e thuej!
Më vonë ato dy fetë a sektet e para u mbuluen me „Islamin“.

Tash kur më vetshin këta të huejt për konfesion,une qyqja t`ja u rraplloja të trija.
Më kujtoheshin gratë që ndërrojnë shpesh burrat,mo z`ma keq,çdo here duhet,të shkretat ta ndërrojnë edhe mbiemrin.
Jo,thonin tri nuk ban po caktoje nja!-Hajt zgjidhne ju.

Merre cillën të duesh

Në kohën e Sërbisë parë, me përshëndet xhanarët:-mirë mëngjes,mirë dita a mirë mrama; të rrehnin,nuk asht mëngjes,nuk asht ditë e kështu…

Njeni kur i sheh xhnarët që po afrohen ndalet dhe drejtohet:-Mirë mëngjesi,mirëdita,mirëmrama e ju merrne cillën të doni.

Kur u rrita, si për gazepi;më plasi marrja(tuta demek) thash nuk do të më shetitni ma nëpër livadhet sallamadi të fees, si kalin atë ditë që e tredhin.

Jut hash:-Ma nuk rri godare dhe le ta dini të tan që Inxhja Kumri asht shqiptare dhe me fe e me komb Shqiptare.
Prej këtuhit nuk lëvizi as nuk mundet kush me më nxjerr.

Pra me fe e me komb shqiptare.(Mbane mend!)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat