Eliminon Federerin, Raoniq në finale

Tenis

Eliminon Federerin, Raoniq në finale

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 21:06
Milos Raoniq

Milos Raoniq ka mposhtur Roger Federerin në gjysmëfinale të Wimbledonit.

Pas një dueli maratonik, ku fituesi u desh të mësohej pas pesë seteve të luajtura, tenisti kanadez, Milos Raoniq u kualifikua për në finalen e madhe.

Federer lëshoi epërsinë prej 2-1 në sete dhe në fund u mund 2:3, duke i humbur vetes mundësinë që të fitojë grand-slamin më të rëndësishëm, për të tetën herë në karrierë.

Rezultati përfundimtar i takimit ishte: 6-3, 6-7, 4-6, 7-5, 6-3.

Raoniq në finale do të ndeshet me fituesin e duelit Andy Murray – Tomas Berdych.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat