Ja kush është trajneri i ardhshëm pas largimit të De Biasit

Futboll

Ja kush është trajneri i ardhshëm pas largimit të De Biasit

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 12:04
Gianni De Biasi

Ndonëse FSHF e ka mohuar largimin e De Biasit nga stoli i Kombëtares shqiptare, mediat e huaja kanë zbuluar se legjenda e Milanit, Gennaro Gattuso, do të bëhet trajneri i kuqezinjve. Sipas “fusballinfos.ch”, drejtuesit e FSHF-së po punojnë në prapaskenë për një zëvendësues të De Biasit, i cili pritet të largohet pas eliminatoreve të "Rusi 2018".
Gattuso cilësohet si një trajner me shumë vlera, pasi arriti që skuadrën modeste të Pisas ta ngrinte në Serie B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat