Aksion kundër uzurpatorëve: Mbyllet Paradiso në Shkabaj

Lajme

Aksion kundër uzurpatorëve: Mbyllet Paradiso në Shkabaj

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 11:43
Ilustrim

Në orët e para të mëngjesit, policia bashkë me prokurorinë, me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kanë mbyllur firmën “Paradiso” në Shkabaj të Obiliqit.

Arsyetimi i tyre ishte se kjo firmë e kanë uzurpuar këtë vend me mbi 1.4 hektarë tokë e cila vite më parë ishte privatizuar.

Blerësi i kësaj toke ka paditur në gjykatë firmën “Paradiso” pasi sipas tij nuk iu është liruar prona.

Kurse drejtori ekzekutiv, i “Paradiso” Alban Uka ka thënë për KlanKosova se ai ka bërë shumë kërkesë institucioneve të vendit që t’i japin këtë tokë, po ashtu edhe blerësit të saj që atë të ia shes me çmim të volitshëm por që ky nuk ka pranuar.

Në këtë firmë punonin 70 veta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat