Sot nis dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës

Prishtina

Sot nis dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 08:27
Ilustrim

Komuna e Prishtinës sot ka paralajmëruar se do të nis me fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor.

Dezinsektimi do të bëhet nga sot e tutje, çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.

Gjithashtu komuna ka apeluar tek Shoqatat e Bletarëve dhe Bletarët e Komunës së Prishtinës, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat