Gjeraj vë bast të çuditshëm për sfidën Portugali-Uellsi

Futboll

Gjeraj vë bast të çuditshëm për sfidën Portugali-Uellsi

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2016 Në ora: 11:26
Robert Gjeraj

Portugali-Uellsi, do të luhet sonte në orën 21.00 në stadiumin “Stade de Lyon”, njëkohësisht një sfidë që sjell drithërima në mesin e tifozëve. Futbollisti i Lirisë, Robert Gjeraj, vlerëson se sfida në mes Portugalisë dhe Uellsit, do të jetë shumë e fortë dhe e paparashikueshme. “Mendoj që është një ndeshje e vështirë dhe Portugalia është vetëm favoritë në letër, sepse në gjysmëfinale s’ka favorit, edhe kur e shohim se Uellsi ka treguar lojëra të mira. Atëherë fituesi nuk do të dihet deri në fund”, thotë Gjeraj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Kjo ndeshje ka të veçantën tjetër, për shkak se do të luajnë Ronaldo dhe Bale bashkëlojtarë në Real Madrid dhe do të luajnë kundër njëri-tjetrit. “Ronaldo-Bale? Do të jetë i paparashikueshëm dueli ndërmjet tyre, ndërsa për Balen mendoj se ka treguar shumë më shumë se Ronaldo në këtë turne. Sepse Bale i vetëm e pa yje ia arriti të bjerë ekipin në gjysmëfinale, ndërsa Ronaldo nuk ka treguar diçka, pasi që ka në ekip shumë më tepër lojtar cilësorë se ekipi i Bales. Kështu që mendoj që Bale do të jetë më vendimtar për ekipin e vet se Ronaldo”, thotë Gjeraj, por nuk e përjashton mundësinë që portugezët të vazhdojnë me serinë e çuditshme të barazimeve. “Vet fakti që janë në gjysmëfinale nuk besoj që do të rrezikojnë dot dhe shkojnë në mënyrën më të sigurt që të mos pësojnë gol. Uellsi janë të rrezikshëm, megjithatë Portugalia do ta ndjek ndoshta barazimin, sepse po iu ecë fati ne këtë mënyrë”, tha Gjeraj.

Basti i Robert Gjerajt
Portugali-Uellsi x

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat