Sërish fiton Cavendish, Sagan ruan kryesimin

Çiklizëm

Sërish fiton Cavendish, Sagan ruan kryesimin

Nga: Fazli Berisha Më: 5 korrik 2016 Në ora: 18:06
Mark Cavendish

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 103-të-etapa e 3-të

Një dramë e vërtet në finish të etapës së tretë, pasi që u dashtë gjyqtarët të vendosin kush është saktë fituesi i kësaj etape pasi që dukej se Cavendish dhe Greipel hynë në cak, ndaj nga fotofinishi u konstatua se Mark Cavendish, i cili shtegun Granville – Angers të gjatë 223.5 kilometra e përshkoi për 05h59’54”. I dyti në cak arriti gjermani Andre Greipel dhe i treti çiklisti francez Brzan Coquard. Ishte një garë e fortë dhe jam i kënaqur me fitoren e dytë në këtë Tour ka thënë Cavendish. Në renditjen e përgjithshme prinë Peter Sagan që është bartës edhe i fanellës së verdhë me kohë të përgjithshme prej 14h 34' 36'', ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 123 pikë e bartë çiklisti anglez Mark Cacandish që fitoi për herë të dytë në këtë edicion. Çiklisti belg Jasper Stuyven mbanë fanellën e bardhë me pika të kuqe me 4 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë francez Julian Alaphalippe me kohë prej 14h 34' 44''. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv i etapës e bartë çiklisti francez Thomas Voeckler. Çiklistët bëjnë betejën për ta fituar etapën e katërt në shtegun Saumur - Limoges të gjatë 237.5 kilometra, që është shtegu më i gjatë i Turit. Ky shteg është paksa malor por nuk përjashton sprinterët nga gara. Çiklistët nisen nga qyteti Saumur me 27600 banorë, me një ekonomi kryesisht prodhimtari të perimeve, turizëm të zhvilluar dhe atraktivitet kalërimi. Një qytet i mbushur me kështjella të shek.. të 11-të e 14 dhe muze. Ka mbi 80 shoqata sportive me 8000 sportistë të licencuar. I njohur edhe për çiklizëm. Garuesit mbarojnë garën e kësaj etape në qytetin Limoges me 140 mijë banorë, që ndryshe quhet si qytet i qendrave rehabilituese, por edhe sportiv. Është qyteti me ekonomi më të fortë në këtë rajon sidomos në prodhimin e porcelanit. Njihet si qytet ku rehabilituan shumë sportistë, ndër ta Laurent Blanc e Zinedine Zidane. Ka shumë kështjella si katedralja e Shën Stefanit e shek. Të 13-të dhe objekte kishtare dhe muze kombëtar.

 

Renditja pas etapës së 3-të

1. Mark Cavendish (GBR) Dimension Data 05h 59' 54''

2. André Greipel  (GER) Lotto Soudal 05h 59' 54''

3. Bryan Coquard (FRA) Direct Energie 05h 59' 54''

4. Peter Sagan (SVK) Tinkoff 05h 59' 54''

5. Edward Theuns (BEL) Trek – Segafredo 05h 59' 54''

6. Holst Enger Sondre  (NOR) Iam Cycling 05h 59' 54''

7. Marcel Kittel  (GER) Etixx-Quick Step 05h 59' 54''

8. Christophe Laporte (FRA) Solutions 05h 59' 54''

9. Daniel Mc Lay (GBR) Fortuneo-Vital 05h 59' 54''

10. Dylan Groenewegen (NED) Lotto Nl-Jumbo 05h 59' 54''

Renditja e përgjithshme

1. Peter Sagan (SVK) Tinkoff 14h 34' 36''

2. Julian Alaphilippe (FRA) Etixx-Quick 14h 34' 44''

3. Alejandro Valverde (ESP) Movistar Team 14h 34' 46''

4. Christopher Froome (GBR) Team Sky 14h 34' 50''

5. Warren Barguil  (FRA) Giant-Alpecin 14h 34' 50''

6. Nairo Quintana (COL) Movistar Team 14h 34' 50''

7. Roman Kreuziger (CZE) Tinkoff 14h 34' 50''

8. Tony Gallopin (FRA) Lotto Soudal 14h 34' 50''

9. Fabio Aru (ITA) Astana Pro Team 14h 34' 50''

10. Daniel Martin (IRL) Etixx-Quick Step 14h 34' 50''

Renditja ekipore

1. Orica-Bikeexchange (Aus) 43h 44' 30''

2. Team Sky (GBR) 43h 44' 30''

3. Movistar Team (ESP) 43h 44' 51''

4. FDJ (FRA) 43h 44' 52''

5. Astana Pro Team (KAZ) 43h 44' 56'"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat