Rrëfehet serbi që u rrah nga “Intelektualët” (Foto/Video)

Lajme

Rrëfehet serbi që u rrah nga “Intelektualët” (Foto/Video)

Më: 4 korrik 2016 Në ora: 22:19
Nikola Aksiç

Nikola Aksiç nga fshati Pasjan i Komunës së Gjilanit është sulmuar ditë më parë nga disa të rinj shqiptarë në qytetin e Gjilanit, teksa kishte shkuar për të rregulluar flokët në një lokal afër Stacionit të Autobusëve.

Shkak për këtë u bë një provokim që kishte bërë 24-vjeçari, i cili po barte të veshur një bluzë të skuadrës serbe Crvena Zvezda, ndërkohë që kjo është konsideruar si një provokim i rradhës nga djaloshi serb, i cili thuhet gjithashtu se ishte shprehur vazhdimisht me fjalë nacionale në atë zonë.

“Isha duke shkuar për t’i rregulluar flokët në një lokal afër stacionit të autobusëve dhe papritmas erdhën tre personave dhe më goditën, duke ma shqyer edhe maicën e Crvena Zvezdës. Rastin e kam paraqitur në Polici, deri sa ta po merren tashmë me të”, ka thënë Aksiç, 

Image

 

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Gjilanit, derisa kanë pohur se janë duke zhvilluar hetimet.

Ndërkohë, sulmin e kanë marrë përsipër tifo grupi i Dritës “Intelektualët”, që përmes rrjeteve sociale e kanë pranuar aktin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat