Sot caktohet seanca e Kuvendit, rendi i ditës pa Asociacionin dhe demarkacionin

Lajme

Sot caktohet seanca e Kuvendit, rendi i ditës pa Asociacionin dhe demarkacionin

Më: 4 korrik 2016 Në ora: 10:21
Mbledhja e kryesisë

Për sot, në orën 11, është paralajmëruar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, e cila pritet të caktojë rendin e ditës dhe ditën e mbajtjes së seancës së ardhshme të Kuvendit.

Sipas rendit të ditës të propozuar për këtë mbledhje, rezulton se dy nga çështjet më të nxehta, rreth të cilave ka pasur përplasje midis pozitës e opozitës thuaja gjatë gjithë kësaj legjislature, nuk do të jenë në rend të ditës së Kuvendit as në seancën e parë, që pritet të mbahet gjatë kësaj jave

Kryesia ka paraparë të vendosë për këtë rend dite të seancës së Kuvendit:1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,2. Përgatitjet për seancën plenare:1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,2. Koha për pyetje parlamentare,3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-100 për ndihmën shtetërore,5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-079 për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,6. Emërimi i anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës,7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,8. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,9. Shqyrtimi i Raportit të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015,10. Shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015,11. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015.3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Ndërsa deputetët e Vetëvendosjes, ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët, kanë marrë pjesë në punën e komisioneve dhe pritet të jenë të pranishëm edhe në mbledhjen e Kryesisë e të Kuvendit, deputetët e AAK-së dhe të Nismës për Kosovën nuk ka dhënë shenja se do të ndërrojnë kursin e bojkotimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat