Karateistja Loki befasoi të gjithë në Kupën Botërore

Sporti

Karateistja Loki befasoi të gjithë në Kupën Botërore

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2016 Në ora: 12:46
Alma Loki me prindin e tij

Karateistja Alma Loki befasoi të gjitha me paraqitje të jashtëzakonshme në Kupën Botërore të karatesë (fëmijë, kadetë e juniorë) që u mbajt në Umag të Kroacisë. Alma përfaqësoi Kosovën në kategorinë 10-11 vjeç, është fitues e medaljes së artë në Kupën Botërore. Ndryshe Alma është anëtare e Kastriotit Modern nga Ferizaj. Loki në finale ka mundur kroaten me rezultat bindës 5:0. “Po dëshmohet se kemi cilësi në të gjitha grupmoshat. Edhe kjo medalje është vazhdimësi e të arriturave të mëdha. Me rëndësi që në plasmanin e fituesve po shënohet emri i Kosovës në këto ngjarje të mëdha”, tha Fadil Arifi, kryetar i FKK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat