Thaçi: I jemi përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Lajme

Thaçi: I jemi përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Më: 1 korrik 2016 Në ora: 22:02
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi në fjalimin drejtuar të pranishmeve në organizmin për Ditën e Pavarësisë së Amerikës, tha se Kosova i është mirënjohëse përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Kosova tash e ka për obligim që ta zhvillojë edhe më shumë demokracinë, derisa shtoi se vendi nuk duhet të lejoj të zhytet në korrupsion.

“Njerëzit e korruptuar nuk kanë vend në institucionet e vendit”, tha president Thaçi.

Ai foli edhe për demarkacionin me Malin e Zi si kusht për liberalizimin e vizave. “Ne duhet ta shtyjmë përpara këtë proces dhe së shpejti ta përfundojmë në mënyrë që ta kemi liberalizimin vizave. Nuk është e drejt ky kusht që na u është vënë, mirëpo nëse dëshirojmë liberalizimin duhet ta përfundojmë edhe këtë”, tha ai.

Tutje ai foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke shtuar se implementimi i tij duhet të bëhet vetëm sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës dhe bazuar në marrëveshjen e Brukselit.

Më pas, presidenti foli edhe për luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit, ku sipas tij, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm që ta luftojë këtë dukuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat