Dy ministritë që bashkëpunojnë me strukturat kriminale

Lajme

Dy ministritë që bashkëpunojnë me strukturat kriminale

Nga: Diana Bunjaku 0 Më: 1 korrik 2016 Në ora: 15:47
Ilustrim

“Faktikisht, jo vetëm te Ministria e Planifikimit Hapësinorë por edhe Ministria e Jashtme po e njeh këto struktura kriminale, që do të thotë të dy këto Ministri, po japin shenja pozitive për ta. Këto struktura po quhen paralele e në fakt janë struktura kriminale, sepse ata kanë vrarë, kontrollojnë territore, madje shefat e shtetit dhe të Qeverisë nuk guxojnë të shkojnë as në veri, pasi aty operojnë ata. Prandaj defakto, këta vetëm sa po i njohin strukturat paralele në veri, të cilat kanë vazhduar ta mbajnë kontrollin në atë territor ku operojnë”, ka thënë analisti Jeton Kelmendi.

Serbët në veri të Mitrovicës në vazhdimësi, përmes miteve mesjetare po testojnë brishtësinë e kësaj Qeverie dhe po defaktorizojnë sovranitetin e shtetit ku jetojnë.

Në të njëjtën kohë, ata po provokojnë popullatën shumicë, duke vendosur shtatoret e carave dhe kralave, në pozicion marshimi drejt Prishtinës me shpata për të prerë koka. Në këto rrethana, analistët politikë, vlerësojnë se strukturat paralele po i njeh Qeveria, sepse secila Ministri që i njeh ato, është pjesë e Qeverisë dhe të lë, të kuptosh se i ka njohur tërë Qeveria. Sipas tyre, jo vetëm te Ministria e Planifikimit Hapësinorë por edhe Ministria e Jashtme po i njeh këto struktura kriminale, që do të thotë se të dy këto Ministri po japin shenja pozitive për ta.

Kelmendi: Dy ministri po japin shenja të strukturave të legalizimit

Jeton Kelmendi analist politik, ka thënë, se kjo çështje njihet me një epitet të rëndë ndërkombëtarë, pasi gjunjëzimi i kësaj Qeverie, vjen në raport me Ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, kabinetin e tij, stafin e tij, ndaj strukturave paralele. “Këto dy ministri, po e njohin dhe po i legjitimojnë strukturat paralele dhe pavarësisht se ka mendime, se dikush thotë Car Llazari ka qenë shqiptarë e dikush thotë, se ka qenë serb. Mënyra se si vjen ai në Kosovë dhe mënyra se si i qasen serbët Car Llazarit është krejtësisht jo njerëzore. Pra, është shkelje flagrante e statusit të shtetit të Kosovës, e Kushtetutës së Kosovës, pjesëmarrja e vetë qeveritarëve, sepse ata edhe pse janë serbë, dihet që janë zyrtarë të kabinetit të kryeministrit të vendit”, ka thënë Kelmendi. Sipas të njëjtit, mënyra se se sillet ndaj tyre kjo Qeveri, po na bën të kuptojmë, se në fakt ata po legalizojnë kantonizimin e Kosovës.

“Faktikisht, jo vetëm te Ministria e Planifikimit Hapësinorë por edhe Ministria e Jashtme po e njeh këto struktura kriminale, që do të thotë të dy këto Ministri, po japin shenja pozitive për ta. Këto struktura po quhen paralele e në fakt janë struktura kriminale, sepse ata kanë vrarë, kontrollojnë territore, madje shefat e shtetit dhe të Qeverisë nuk guxojnë të shkojnë as në veri ose aty ku operojnë ata. Prandaj defakto, këta vetëm sa po i njohin strukturat paralele në veri, të cilat kanë vazhduar ta mbajnë kontrollin në atë territor ku operojnë”, ka thënë Kelmendi.Ai ka theksuar, se të dy Ministritë si ajo e Planifikimit Hapësinor dhe ajo e Jashtme, po japin shenja të këtyre strukturave të legalizimit.

Pranimi i strukturave paralele

Gazmend Islami analist politik ka thënë se, çështja e Mitrovicës nuk është një problem i sotëm, sepse ky problem po daton që nga pas lufta. Sipas të njëjtit, vula e zhgënjimit është pranimi i bisedimeve me Serbinë nga z. Thaçi, pasi me bekimin e tij u lejuar krijimi i bazave të shtetit serb në Kosovë duke filluar nga Mitrovica, Graçanica, komuna e Parteshit etj, ku funksion shteti paralel serb.

“Problemi është, se tani mund të hapet edhe një konflikt i ri, për arsye se ata në vazhdimësi po bëjnë provokime të tilla, siç ishte rasti i shtatores së Car Llazarit. Pra, është një pranim në heshtje nga dy Ministritë si asaj të Planifikimit Hapësinor ashtu edhe të Minsitrisë së Jashtme, që Kosova nuk mund ta kontrollojë atë pjesë të Kosovës”, ka thënë Islami.Sipas tij, ky problem do të jetë shumë i rëndë dhe do të ketë pasoja të mëdha në të ardhmen dhe do të hapë konflikte edhe në kutinë e Pandorës .“ Nëse vazhdon këtë trend, Qeveria duke heshtur para pushtimit klasik të Kosovës, atëherë jam i bindur se do të ketë pasoja të mëdha sepse populli nuk do të lejojë kurrë që ti fal territore Serbisë,” ka thënë analisti Islami.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat