Prapaskenat e evropianit?!

Futboll

Prapaskenat e evropianit?!

Nga: Fadil Beqiraj Më: 30 qershor 2016 Në ora: 12:25
Fadil Beqiraj

Debate

Si çdo evropian i futbollit, edhe ky në Francë, i ka prapaskenat e veta të cilat ndikojnë direkt në sukseset apo mossukseset e kombëtareve të tyre dhe ato kombëtare të cilat kanë përvojë në këso evenimentesh, dinë mjaft mirë t’i menaxhojnë këto në favor të kombëtareve të tyre. Jo rralle kombëtaret bien viktimë e këtyre prapaskenave, sepse janë pikërisht tifozët e vet të cilët i vënë në vështirësi kombëtaret, për faktin se krijojnë trazira të mëdha, e pikërisht këtë e pësojë kombëtarja angleze e cila jo vetëm në këtë evropian, por gjithmonë po e paguan çmimin e tifozëve të vet. Këtë e pësojë edhe ajo ruse, pastaj ajo kroate për shkak te tifozëve të saj. Është për keqardhje se kombëtarja kroate u eliminua shumë shpejt, e cila është konsideruar si njëra ndër favoritët e evropianit, por problemet e grumbulluara në mes të tifozëve dhe federatës së futbollit kroat shpërthyen pikërisht në Francë, dhe asociacioni më i lart evropian, UEFA menjëherë paralajmërojë kombëtaren kroate se mund të dënohet në mënyrë të ashpër për shkak të tifozëve. Pikërisht për këtë kreu i Federatës së Futbollit Kroat, Davor Shuker deklaroj se ne mund të dënohemi shumë ashpër, andaj nuk ia vlen edhe nuk e meriton kjo kombëtare një dënim kaq drastik që të suspendohemi për shume vite. Pra, në këtë rast humbi futbolli, por organizatorëve tekefundit nuk ju intereson fortë kjo, ata janë të interesuar që mbarëvajtja e evropianit të shkojë si është më së miri, dhe le të fitojnë ato kombëtare që janë më të disiplinuara dhe të kulturuara dhe natyrisht edhe ato të cilat i kanë tifozët korrekt dhe bëjnë tifo në mënyrë të kulturuar. Ata të cilët e kanë përcjellë me vëmendje prej fillimit evropianin e dinë se përleshja që është bërë në mes të tifozëve anglez dhe atyre rus, UEFA menjëherë ka reaguar sidomos për tifozët rus, se mund të përjashtohen dhe me të vërtetë ndodhi ashtu që u përjashtuan tifozët dhe u eliminuan kombëtaret e tyre, ajo ruse dhe angleze sepse këto janë ato prapaskenat që ndikojnë direkt të kombëtaret! Jo gjithmonë fiton më i miri sepse janë edhe shumë prapaskena të cilat shikuesit nuk i din por pasi të përfundon ndeshja befasohen pse u eliminua Zvicra, Spanja, Kroacia, Anglia apo edhe dikush tjetër apo pse u kualifikua Uellsi, Islanda, Polonia etj. Ky është futbollit dhe ka të papritura si gjithmonë, sepse pa befasi nuk e ka shijen dhe lezetin edhe për dashamirët me të zjarrtë. Vijon

Autori është gazetar sportiv

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat