Ja cilat janë gjashtë mënyrat për t’u dobësuar

Dieta

Ja cilat janë gjashtë mënyrat për t’u dobësuar

Më: 30 qershor 2016 Në ora: 10:36
Ilustrim

Te gjithe e dine se metabolizmi fillon të ngadalësohet me kalimin e moshës. Por, a e dinit që nga mosha 25 vjeç çdo njeri fillon të shtojë nga 1/2 kg, që do të thotë se nga mosha 60 vjeç, mund të jeni 15 kg më të shëndoshë se në moshën 25 vjeç.

Për të mos shtuar në peshë, ju duhet të kontrolloni metabolizmin. Duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke u ushtruar, ju mund të përshpejtoni metabolizmin edhe në moshë të vjetër.

Ja çfarë duhet të keni parasysh për të pasur një metabolizëm të shpejtë.

Për të rënë në peshë, duhet të digjni më shumë kalori se sa hani. Në parim duket e thjeshtë, por shumë njerëz e keqkuptojnë atë. Ata fillojnë të ulin në mënyrë të ndjeshme nivelin e kalorive, me shpresën se do të bien në peshë.

Zëvendësoni kafen e mëngjesit me një filxhan çaj jeshil. Ky çaj është i pasur me antioksidues, të cilët ngadalësojnë procesin e plakjes dhe luftojnë të gjitha llojet e sëmundjeve. Duke shkuar rregullisht në palestër dhe duke u stërvitur, ju mund të krijoni muskuj, që ju ndihmojnë të rrisni metabolizmin.

Një nga mënyrat më të lehta për të rritur metabolizmin dhe forcuar muskujt është të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me proteina si, frutat e thata, soja, mishi, peshku etj. Po ashtu, nëse nuk merrni mjaftueshëm hekur, nuk do të keni energji dhe metabolizmi do të fillojë të ngadalësohet. Hekurin mund të merrni nga ushqime të ndryshme si, mishi i kuq, spinaq, bishtajore, drithëra etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat