Partia Fjala: Dënimi me 13 vite burgim për Sllobodan Gavriqin, i ulët dhe politik

Lajme

Partia Fjala: Dënimi me 13 vite burgim për Sllobodan Gavriqin, i ulët dhe politik

Më: 29 qershor 2016 Në ora: 14:38
Gezim Kelmendi

Partia Fjala ka shprehur shqetësimin e tyre të thellë për vendimin e gjykatës që vendosi ta dënojë me 13 vjet burgim të akuzuarin për terrorizëm Sllobodan Gavriq.

Ata konsiderojnë se ky vendim është jo i drejtë, i ulët dhe i ndikuar politikisht, për faktin sipas tyre i akuzuari Gavriq është arrestuar në dhjetorin e vitit 2014 me 13 kg eksploziv pranë Ambasadës Amerikane dhe që planifikonte akt terrorist me përmasa katastrofale për vendin tonë dhe për gjithë qytetarët e Kosovës.

“Një vepër e tillë terroriste dhe me sasi të madhe të eksplozivit, meriton dënimin maksimal, e jo 13 vite.
Ky vendim i gjykatës edhe një herë vërteton konstatimin e Raportit të Progresit të BE, se institucionet e drejtësisë në Kosovë janë të ndikuara nga politika”, thuhet në reagimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat