Tusk: BE-ja e gatshme për të filluar divorcin që nga sot

Evropë

Tusk: BE-ja e gatshme për të filluar divorcin që nga sot

Më: 28 qershor 2016 Në ora: 15:31
Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë se Brukseli zyrtar është i gatshëm që të fillojë që nga sot bisedimet me Londrën rreth largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

 “Evropa është e gatshme për të filluar procesin e divorcit, nëse është e nevojshme që nga sot, pa ndonjë entuziazëm. Ky nuk është një skenar që e kishim imagjinuar,” ka shtuar ai.

Tusk  sugjeroi mbajtjen e një samiti të liderëve të 27 vendeve anëtare të BE-së  pa Britaninë në shtator për të diskutuar të ardhmen e bllokut, duke thënë se udhëheqësve i nevojitet kohë për t’u përgatitur.

“Unë do të propozojë që të mbajmë një takim informal të udhëheqësve në shtator, sepse ne kemi nevojë për disa javë për t’u përgatitur. Ndoshta vendi më i mirë do të jetë Bratislava,” deklaroi Tusk, duke iu referuar kryeqytetit sllovak pasiqë ky vend do ta mbajë presidencën e radhës së BE-së.

Procedurat e largimit të Britanisë nga blloku do të nisin vetëm kur ky vend do të njoftojë edhe zyrtarisht synimin e saj për t`u larguar me aktivizimin e nenit 50 të Traktarit të Lisbonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat