Ministria e Financave: Buxheti i KSHZ-së është ulur meqë nuk ka datë për zgjedhje

Maqedonia

Ministria e Financave: Buxheti i KSHZ-së është ulur meqë nuk ka datë për zgjedhje

Më: 28 qershor 2016 Në ora: 15:28
Ilustrim

Ulja e buxhetit të KSHZ-së është për shkak se tani për tani nuk është parashikuar datë për mbajtjen e zgjedhjeve, shprehen nga Ministria e Financave pas informacioneve se me rishikimin e buxhetit paratë të cilat i ka në dispozicion Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve ulen për 400 milionë denarë.

Prej më shumë se 531 milionë denarëve në fillim të këtij viti, tani KSHZ mbetet me buxhet prej thuajse 104 milionë denarëve.

– Kur bëhej dhe miratohej buxheti për vitin 2016, në Kodin zgjedhor kishte datë të zgjedhjeve. Tani nuk ka dhe mjetet janë rialokuar, por nëse caktojnë zgjedhje për të tretën herë sivjet, mjetet sërish do të sigurohen – u përgjigjën nga Ministria në pyetjen e “Meta” për arsyen për shkurtimin e madh të mjeteve për KSHZ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat