Majlinda Kelmendi në Spanjë

Sporti

Majlinda Kelmendi në Spanjë

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2016 Në ora: 10:56
Majlinda Kelmendi gjatë një dueli

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se sukseset që po vijnë të njëpasnjëshme janë edhe dëshmia më e mirë e punës që bëhet në kampin e tyre. “Së pari duhet të them qe është kënaqësi e veçantë kur garueset tona takohen në finale të një turneut prestigjioz siç është Grand Prix.  Majlinda Kelmendi pas një seri suksesesh kthehet në krye të ranglistës botërore, aty edhe ku e ka vendin! Me rëndësi është të ceket përformanca e saj dhe top forma pasi që e dimë që ka pasur dy lëndime dhe për një vit të tërë e kanë lënë jashtë tatamit. Shpresoj që kjo formë të vazhdoj dhe kulminacionin ta ketë në Lojërat Olimpike në Rio dhe ta nderoj të gjithë Kombin me medalje!”, thotë Kuka për gazetën kombëtare ‘Bota sot”. Tash në Spanjë, a mendoni se kjo do t’iu shërbejë që garueset të përgatiten në nivelin më të lart? “Po, natyrisht që përgatitjet do të vazhdojnë, kësaj radhe në Spanjë, është faza e fundit përgatitore jashtë vendit që rezulton me kulmin e përgatitjes për Lojërat Olimpike”, theksoi ai. Majlinda, Distria e Nora do të zhvillojnë përgatitjet në Spanjë, a mendoni se është muaji më i vështirë? “Muaji i fundit natyrisht që ka më shumë ngarkesa, por unë besoj në profesionalizmin e ekipit në përgjithësi dhe e gjitha do të përballohet pa problem. Ekipit i duhet mbështetje dhe qetësi në mënyrë që përgatitjet të jenë optimale dhe përformanca e tyre në Lojërat Olimpike të jetë  100 për qind”, tha Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat