Majlinda Kelmendi bënë bum, kall botën e xhudos

Sporti

Majlinda Kelmendi bënë bum, kall botën e xhudos

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2016 Në ora: 16:05
Distria Krasniqi e Majlinda Kelmendi

Pas një viti krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi (52 kg) rikthehet në krye të renditjes së klasifikimit botëror. Në faqen zyrtare të Federatës së Xhudos ndërkombëtare, shkruan se ylli i xhudos së Kosovës Majlinda Kelmendi është kthyer në kreun e renditjes Botërore. Kjo ndodh pasi ajo fitoi garën në Budapest këtë fundjavë. Kelmendi ka kaluar Andreea Chitun e Rumanisë.“Është kënaqësi që pas një viti të rëndë Majlinda ju kthye medaljeve e sukseseve dhe tani ajo është rikthyer si e para në 52 kg në Ranglistën Botërore pas një vit pauze me lëndime e sfida të rënda. Por, Majlinda u rikthye në majën të Ranglistës Botërore”, tha përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. Dy herë kampionia e botës Majlinda Kelmendi fundjavën që shkoi u përball me partneren e saj kryesore të trajnimit, Distria Krasniqi në 52 kg në Budapest. Majlinda kishte fituar ndaj Krasniqit. Distria Krasniqi nga vendi i 22-të ngitet në të 19-tën në ranglistën botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat