Kamion-cisternës i shpërthen goma, rrotullohet dhe eksplodon në mes të autostradës (Video)

Bota

Kamion-cisternës i shpërthen goma, rrotullohet dhe eksplodon në mes të autostradës (Video)

Më: 27 qershor 2016 Në ora: 12:41
Ilustrim

Në Aprelevka të Rusisë, një kamion që po transportonte derivate, është rrotulluar dhe ka eksploduar, pasi i ka shpërthyer goma e rrotës së përparme.

Në videon e xhiruar nga një veturë, shihet momenti kur makina bie në njërën anë dhe lëvizë nëpër tri shirita të rrugës, sepse e humbë balancën.

Megjithëse ky aksident ndodhi në një autostradë me trafik të ngjeshur, nuk është dëmtuar asnjë veturë tjetër.

Madje, edhe shoferi që mbeti për pak kohë në kabinë, është nxjerrë nga zjarrfikësit i pa lënduar.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata veturash, derisa janë larguar mbetjet e kamionit, si dhe derisa janë pastruar tetëmijë galon derivate, që e kanë mbuluar asfaltin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat