Kuka: Këtë rezultat në Hungari e lakmojnë krejt superfuqitë botërore

Sporti

Kuka: Këtë rezultat në Hungari e lakmojnë krejt superfuqitë botërore

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2016 Në ora: 10:37
Driton Kuka

Xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg) triumfoi në garën ‘Grand Prix’ në xhudo, që u mbajt në Budapest të Hungarisë. Veçori ka qenë se ishte finale e xhudisteve të Kosovës, në mes Majlinda Kelmendit, kampione e dyfishtë e Botës dhe e Evropës dhe Distria Krasniqit. Nuk është hera e parë që këto ballafaqohen mes vete në finale, sepse me 10 tetor të vitit të kaluar ishin takuar për herë të parë në garën ‘European Judo Open”, ku kishte fituar Majlinda. Kjo ishte finalja e dytë mes këtyre trimëreshave dhe qe emocionuese për të dyja sidomos për trajnerin e tyre, Driton Kukajn. Kuka tha se ky ishte një test shumë i mirë para Lojërave Olimpike që fillojnë në javën e parë të gushtit. “Majlinda për një nuancë ishte më e mirë se Distria, me rëndësi që Kosova ka dy medalje. Një finale e madhe, dy garuese tona”, tha Kuka. Në pyetjen e gazetën kombëtare “Bota sot” se sa ishte vështirë t’i menaxhosh dy garueset tuaja në finale që luftonin ndaj njëra tjetrës, ai përgjigjet: “Për mua me rëndësi ka qenë që finalja të përfundoj pa ndonjë lëndim. ky ishte mesazhi im për të dyja. Të arrijnë në finale është gjithmonë diçka shumë e vështirë. Ky është rezultat që lakmojnë krejt superfuqitë botërore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat