Dyshime për bombë në Francë, evakuohet Aeroporti

Lajme

Dyshime për bombë në Francë, evakuohet Aeroporti

Më: 25 qershor 2016 Në ora: 14:12
Ilustrim

Një aeroport francez është evakuuar, pasi dyshohet për një mjet shpërthyes në njërin prej terminaleve.

Kjo ka ndodhur vetëm një ditë para ndeshjes që do të mbahet në mes të Anglisë dhe Islandës, raporton The Sun.

Ushtarët u kanë thënë njerëzve që të dalin nga ndërtesa sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi është gjetur një pako e dyshimtë, transmeton Bota Sot.

Një dëshmitar tha se kanë dëgjuar një zhurmë, pasi ndërtesa ishte kontrolluar.

“Nuk ishte zhurma e një shpërthimi të vogël, ushtria është atje, besohet se shpërthyen bagazhet”, thanë dëshmitares./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat