Afganistan: Sulme të reja amerikane ndaj talibanëve

Azia

Afganistan: Sulme të reja amerikane ndaj talibanëve

Më: 25 qershor 2016 Në ora: 11:32
Ilustrim

Ushtria amerikane ka kryer sulmet e para ajrore kundët caqeve të talibanëve në Afganistan prejse Presidenti Barack Obama ka autorizuar operacione të kufizuara kundër kryengritësve në fillim të këtij muaji.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, ka thënë mbrëmë se sulmet janë kryer në Afganistanin jugor dhe asnjë forcë amerikane nuk kishte në atë rajon gjatë kohës së sulmeve ajrore.

Vendimi i Obamës e ka zgjeruar rolin përkrahës të Amerikës në konfliktin afganë, më shumë se një vit prejse forcat ndërkombëtare i kanë dhënë fund rolit të tyre në këtë konflikt.

Qëllimi i sulmeve është t’i bëhet presion më i madh talibanëve, të cilët kontrollojnë një pjesë më të madhe të territorit prejse janë larguar prej pushtetit në vitin 2001.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat