Kjo është mundësia e vetme e Shqipërisë! A mund të rrezikohet Belgjika?

Futboll

Kjo është mundësia e vetme e Shqipërisë! A mund të rrezikohet Belgjika?

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2016 Në ora: 11:35
Pamje nga ndeshja Rumania-Shqipëria

Me miliona matematika bëhen në ditën e sotme. Shqipëria është në pritje të fatit, por edhe kombëtarja e Turqisë. As Belgjika nuk e ka të sigurt kualifikimin. Në orën 18.00 fillon ndeshja në mes Hungarisë dhe Portugalisë, një takim shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Portugalisë i bënë punë barazimi dhe shkon më tutje, kurse Hungaria nuk është e ngarkuar, ngase e ka siguruar kualifikimin. Shqipëria duhet të pres fat pas fati. Në radhë të parë Hungaria ta mund Portugalinë, pastaj kësaj nëse ndodh, atëherë Italia të fiton ose barazon me Irlandën dhe Belgjika të fiton ose barazon me Suedinë. Kështu mund të shkojmë në të tetën e finales së Euro 2016 në futboll. Shqipëria është në teh të thikës, gjasat i ka shumë të zbehura, por kurrë nuk i dihet. Askush nuk mund të thotë se Hungaria nuk e mund Portugalinë. Por portugezët janë mjaft të fortë, por jo edhe të pamposhtur. Pse edhe Belgjika është e rrezikuar? Çka nëse Irlanda e mund Italinë dhe Suedia Belgjikën. Atëherë Belgjika bie e fundit në grupin E dhe eliminohet, kështu që nuk i bëjnë punë këto tri pika që i ka në kuotën e saj. Prandaj, në asnjë mënyrë nuk futet Belgjika në kalkulime, sepse mund të rrezikohet vetë. Turqia ka sytë nga dështimi i Suedisë dhe Irlandës, sepse nëse njëra nga to fiton Turqia mbledh valixhet për në shtëpi. Është dita e fundit që zhvillohen takimet fazës së grupeve dhe mjaft e sikletshme për kombëtaret që shpresojnë e besojnë në kualifikim. Për Shqipërinë është një ditë vërtet e mundimshme, por shpresojnë deri në minutën e fundit. Ka ende shpresë, ani se janë zbehur shumë... Kurrë nuk i dihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat