Sllovakia-Anglia, Rusia-Uellsi, ky është basti i Labinot Ibrahimit

Futboll

Sllovakia-Anglia, Rusia-Uellsi, ky është basti i Labinot Ibrahimit

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2016 Në ora: 10:54
Labinot Ibrahimi

Mbrojtësi nga Kosova, Labinot Ibrahimi që luan për Partizanin e Tiranës, pret që të dy takimet e sotme të jenë të forta. “Me afër kualifikimit është Anglia për shumë arsye! E para, ka ekipin shumë të mirë, ka kualitet më shumë se Sllovakia dhe ka një bankë rezervë që s’ka frikë ka ta futesh në lojë. Kështu që për mua Anglia do të jetë shumë e fortë në këtë evropian. Rusia-Uellsi? Uellsi është më afër kualifikimit, sepse ka një ekip të kompletuar, plus ka edhe Gareth Balen që bën diferencën në çdo ndeshje”, thotë Ibrahimi për gazetën kombëtare ‘Bota sot”. Dy sfida që zgjojnë emocione të mëdha në mes të tifozëve, sepse gabimi i cilës do kombëtare mund t’i kushtojë me paketim të valixheve për në shtëpi.

Basti i Labinot Ibrahimit 
Sllovakia-Anglia 2, 3+
Rusi-Uellsi 2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat