Cameron thirrje për tolerancë gjatë homazheve për deputeten e vrarë Jo Cox

Evropë

Cameron thirrje për tolerancë gjatë homazheve për deputeten e vrarë Jo Cox

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 12:24
David Cameron

David Cameron bëri thirrje për tolerancë dhe për bashkim gjatë homazheve në Birstall për të nderuar kujtimin e deputetes proevropiane Jo Cox, e cila u vra në mënyrë tragjike të enjten.

Cameron paralajmëroi edhe një mbledhje të parlamentit në një sesion të jashtëzakonshëm ditën e hënë.

“Atje ku ne ndeshemi me urrejtjen, atje ku vëmë re dasitë, duhet t’i largojmë ato nga jeta jonë politike, nga jeta publike, nga komuniteti ynë”, theksoi Cameron i cili ishte i pranishëm në qytezën e vogël në veri të Britanisë së Madhe ku mbeti e vrarë deputetja britanike.

Cameron shoqërohej nga kreu i opozitës laburiste, Jeremy Corbyn dhe kryetari i parlamentit, John Bercow.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat