“Shkupi 2014” probleme me përmendoret shqiptare

Shkupi

“Shkupi 2014” probleme me përmendoret shqiptare

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 18:50
Ilustrim

Akoma nuk kanë përfunduar të gjitha punimet për vendosjen e përmendoreve shqiptare në Shkup. Ndonëse tashmë është ngritur, punimet rreth përmendores së Josif Bagerit janë shoqëruar me disa gabime. Ajo përveç se është vendosur në një vend shumë pak të frekuentuar, thënia e tij “Unë rob i kombit shqypëtar” i është vënë pas shpine.

E vetmja përmendore që është kompletuar është ajo e Pjetër Bogdanit. Por këtu ka pasur probleme të tjera që lidhen me vitin e lindjes dhe vdekjes. Pas konsultimeve që ka bërë BDI me ekspertë, kjo parti vlerëson se data e saktë është ashtu sic qëndron e stampuar për momentin në përmendore, edhe atë 1630-1686. Ndërkohë sipas ekspertëve thuhet që bëhet fjalë për një gabim të madh në shënimin e viteve të Pjetër Bogdanit, sepse sipas tyre data e saktë është 1625 – 1689.

Ndërkaq, memoriali i Nexhat Agollit akoma nuk është vendosur. Ministrja e Vetëqeverisjes lokale Shyret Elezi menjëherë pas vendosjes së përmendores së Pjetër Bogdanit, lidhur me vonesën e vendosjes së Agollit, ajo kishte thënë se është çështje kohe, pa dhënë një datë precize. E kontaktuar nga Alsat, ministrja tha se për këto ngecje, do të prononcohet javën që vjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat