Komandant Sokoli u shoqërua në gjykatë nga 100 policë

Maqedonia

Komandant Sokoli u shoqërua në gjykatë nga 100 policë

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 19:16
Komandant Sokoli

Nga ana tjetër mësohet se avokatët mbrojtës kanë paraqitur ankesë duke konsideruar se aktakuza për rastin është i pabazë. Në seancën e rregullt Këshilli gjyqësor republikan duhet të vendosë nëse do ta pranojë aktakuzën apo do të kërkojë që të përpunohet. Njëri nga dëshmitarët më të përfolur është komandant Sokoli (Sami Ukshini) i cili u shoqërua në gjykatë nga 100 efektivë.

Në Maqedoni vazhdon procesi gjyqësor ndaj ‘Grupit të Kumanovës’, i cili u përlesh me policinë maqedonase me 9 maj të këtij viti.

Ndërkohë, në gjykatën penale Shkupi 1 do të mbahet seancë publike ku pjesëtarët e grupit të armatosur do të japin dëshminë e tyre se pse kanë qenë të pranishëm në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë, njofton “Zhurnal”.

Nga ana tjetër mësohet se avokatët mbrojtës kanë paraqitur ankesë duke konsideruar se aktakuza për rastin është i pabazë. Në seancën e rregullt Këshilli gjyqësor republikan duhet të vendosë nëse do ta pranojë aktakuzën apo do të kërkojë që të përpunohet. Njëri nga dëshmitarët më të përfolur është komandant Sokoli (Sami Ukshini) i cili u shoqërua në gjykatë nga 100 efektivë.

Bilanci i këtij incidenti ishte 8 policë të vrarë dhe 10 kosovarë që humbën jetën nga grupi i armatosur. 29 personat të cilët iu dorëzuan policisë dhe qëndrojnë në paraburgim, sot vazhdojnë të dalim në gjykatë për të dëshmuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat