Mavraj beson në kalimin e grupit

Futboll

Mavraj beson në kalimin e grupit

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 23:45
Mergim Mavraj

Mërgim Mavraj ka folur pas humbjes në minutat e fundit kundër Francës me rezultat 2:0.

Mbrojtësi shqiptar tha se nuk është befasi që humbën në sekondat e fundit kur dihet kualiteti i francezëve.

“Nuk është befasi që humbën kundër francezëve kur luani kundër një ekipi shumë cilësor. Në këtë nivel diçka e vogël e vendos lojën”.

“Pas ndeshjes do t’i analizojmë gjërat dhe besojmë në fitore kundër Rumanisë”, tha Mavraj.

Shqipëria takimin e fundit në evropian në kuadër të grupit A do ta zhvillojë kundër Rumanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat