Vjen në Shqipëri për garën, vdes në aksident ish-çiklisti i Vllaznisë

Sporti

Vjen në Shqipëri për garën, vdes në aksident ish-çiklisti i Vllaznisë

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 23:11
Aleksandër Lazri

Një aksident rrugor rezultoi fatal për ish-çiklistin e Vllaznisë Aleksandër Lazri, i cili humbi jetën në moshën 36-vjeçare.

Ai jetonte prej vitesh në Itali dhe kishte ardhur për të ndjekur rrethin çiklistik dhe për përkrahur Vllazninë. Pasi ka ndjekur etapën e dytë, është nisur nga Tirana për të shkuar në Gur të Zi tek të afërmit.

Ndërsa lëvizte me motoçikletën me targë 236 A, në afërsi të fshatit Ganjolle ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Përplasja i ka shkaktuar plagë të rënda dhe ndonëse është dërguar me shpejtësi në spitalin e Shkodrës, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ishin banorët e zonës ata që pasi dëgjuan zhurmën, shpejtuan t’i japin ndihmën e parë, ish-çiklistit 36-vjeçar. Aleksander Lazri kishte vetëm 3 ditë që ishte kthyer në atdhe, pasi prej vitesh ai jeton dhe punon së bashku me familjen e tij në Itali. Babai i dy fëmijëve kishte ardhur për të ndjekur garën e rrethit çiklistik dhe gjatë etapës Tiranë-Shkodër, ai ka qenë i pranishëm për të parë nga afër të rinjtë e ish-ekipit të tij të zemrës, Vllaznisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat