Dy shqiptarë dënohen me burgim të përjetshëm në Turqi

Kronikë e zezë

Dy shqiptarë dënohen me burgim të përjetshëm në Turqi

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 23:08
Gjykatë turke

Dy shqiptarë dhe një shtetas me orgjinë kineze u dënuan me burgim të përjetshëm nga një gjykatë turke. Ata akuzohet për një sulm terrorist në qytetin Nigde të Turqisë në mars të vitit 2014, ku u vranë dy pjesëtarë të forcave turke të sigurisë, një civil, ndërsa u plagosën tetë të tjerë.

Shqiptarët e dënuar janë Muhamed Zakiri nga Maqedonia, i cili është dënuar përveç se me burgim përjetë, edhe me 134.5 vite burg shtesë, si dhe Cendirim Ramadani, me shtetësi zvicerane, i cili është dënuar përveç burg përjetë edhe me 175 vite burg shtesë.

Burg përjetë është dhënë edhe për Banjamin Xu, me shtetësi gjermane. Ndaj tij është dhënë edhe një dënim me 131.5 vite burg shtesë.

Ata ndodhen në një burg në Ankara, ndërsa dënimet e tyre u shqiptuan nga një gjykatë penale në qytetin Nigde, ku edhe ndodhi sulmi.  Të tre personat janë pjesë e organizatës terroriste, i ashtuquajtur Shteti Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat