Fëmija i rrëmbyer nga krokodili, autoritetet: 2-vjeçari ka vdekur

Amerika

Fëmija i rrëmbyer nga krokodili, autoritetet: 2-vjeçari ka vdekur

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 22:43
Orlando, Florida

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim, “fëmija ka vdekur”. Kështu kanë deklaruar autoritetet në Orlando të Floridës lidhur me fëmijën që u rrëmbye në ujë nga një krokodil.

Deklarata është bërë pas shumë orëve kërkime, kanë nënvizuar autoritetet, të cilat kanë shtuar se tani operacionet janë fokusuar në rekuperimin e trupit të të miturit. 

Fëmija ishte duke qëndruar në bregun e lagunës “Shtatë Detet”, kur zvarraniku e sulmoi dhe e tërhoqi në ujë. Babai i djalit hyri në lagunë dhe u përpoq t’ia shkulte të birin aligatorit, por pa sukses. Me dhjetëra policë dhe ekspertë të jetës së egër u angazhuan në kërkimin e të miturit. 

Familja me 3 fëmijë, nga Nebraska, po pushonte në brigjet e lagunës kur ndodhi ngjarja e rëndë. Vendi ku ata ndodheshin, “The Grand Floridian” është një resort luksi në pronësi të “Disney”, e cila ndodhet shumë pranë parkut të këtij të fundit në zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat