Tifozi i Francës: Ky ekip do të mposhtet, arsyeja është interesante

Futboll

Tifozi i Francës: Ky ekip do të mposhtet, arsyeja është interesante

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 17:35
Richard me një tifoz shqiptar

Një tifoz i Francës, Richard, beson se Shqipëria do të mposhtet sonte nga nikoqiri i “Euro 2016” për shkak të lodhjes nga ndeshja me 10 futbollistë kundër Zvicrës.

Richard është tifoz i Francës, i cili beson se skuadra e tij do të shënojë fitore kundër Shqipërisë në ndeshjen e sotme në Marseille, në Grupin A të “Euro 2016”.

Dhe, ai e bazon besimin e tij tek një arsye e thjeshtë.

Ai mendon se ekipi kuqezi do të jetë më i lodhur nga paraqitja me dhjetë futbollistë për pjesën më të gjatë të ballafaqimit të parë kundër Zvicrës.

“Shqipëria do të jetë e lodhur nga dueli 10 kundër 11 me Zvicrën”, deklaroi ai për faqen zyrtare të UEFA-së.

“Franca do të fitojë 2:0 ose 3:1”, theksoi Richard, i fotografuar së bashku me një tifoz shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat