Sherr teksa shihnin ndeshjen, vritet 25-vjeçari, në kërkim 2 vëllezër

Kronikë e zezë

Sherr teksa shihnin ndeshjen, vritet 25-vjeçari, në kërkim 2 vëllezër

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 15:17
Policia shqiptare

Policia e Kukësit ka dhënë detaje në lidhje me konfliktin mes disa të rinjve në Tropojë, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Bëhet e ditur se policia ka identifikuar autorët e dyshuar të vrasjes së shtetasit Ardit Mrishaj dhe plagosjen e Florian Qehajës. Në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dy vëllezër si autor të dyshuar si dhe shoqërohet për veprime të mëtejshme vëllai tjetër.

“Më datë 14.06.2016, rreth orës 22:45, është marrë njoftim nga salla e komandimit Tropojë, se në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit me inicialet L.V., në fshatin Cërrnicë, kishte ndodhur vrasje me armë zjarri. Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje si dhe janë ngritur disa pika kontrolli”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës dhe të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, së bashku me grupin hetimor kanë shkuar në vendngjarje, për zbulimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale.

Nga veprimet e deri tanishme ka rezultuar se në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit L.V., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit (vëllezër), Henerik Niklekaj, 22 vjeç, Fitim Niklekaj, 24 vjeç dhe Kastriot Niklekaj, 28 vjeç (të 3 të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale), në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve: Ardit Mrishaj, 26 vjeç, dhe Florian Qehajës, 29 vjeç.

Ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Ardit Mrishaj dhe ka mbetur i plagosur shtetasi 29-vjeçari.

Në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim (vëllezërit) si autor të dyshuar, konkretisht shtetasit: Henerik Niklekaj dhe Fitim Niklekaj

Gjithashtu është shoqëruar njëri nga vëllezërit si bashkëpunëtor i dyshuar në ketë ngjarje, konkretisht shtetasi Kastriot Niklekaj, si dhe disa shtetas të cilët janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethanat e hetimit.

Vazhdojnë veprimet hetimore dhe operative intensive për kapjen e shtetasve dhe vënien para përgjegjësisë ligjore.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

(08:09) Vrasje me armë zjarri në Tropojë, një i vdekur e një i plagosur

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një konflikti mes të rinjve. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Cërrnicë të Tropojës, teksa dy të rinjtë ishin ulur në një lokal duke parë ndeshjen. Sipas dëshmitarëve, ata kanë debatuar me një person tjetër, debat i cili më pas ka degraduar.

Policia ka bërë të ditur se Ardit Mrishaj, 25 vjeç  dhe Florian Qehaja, 29 vjeç, kanë qenë në një lokal në fshat duke parë Portugali-Islandë. Mrishaj dhe Qehaja në një moment kanë debatuar me shtetasin Henerik Niklekaj.

Pas një sherri fillimisht verbal e më pas fizik, Niklekaj, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatiku, drejt personave me të cilët është konfliktuar. Si pasojë ka ndërruar jetë Ardit Mrishaj dhe është plagosur Florian Qehaja.

Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij. Grupi hetimor ka shkruar në vendngjarje dhe ka kryer veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat