Smail B. Haxhaj

Perkujtime

Smail B. Haxhaj

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 23:57
Smail B. Haxhaj

Sot është data kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë

Në këtë ditë të kobshme Ti u ndave nga ne vetëm fizikisht, Babai ynë i dashur, por çdo vit që kalon kujtimet, respekti dhe dashuria për Ty vetëm se shtohen më shumë e më shumë.

Ne fëmijët, nipërit e mbesat e tu , gjithë vëllazëria Haxhaj, të kujtojmë e Ty të kemi para syve, sikur të ishe ndarë nga ne dje. Ti jeton dhe do të jetosh përherë në zemrat, në mendjet dhe në shpirtin tonë. I dashuri prind, si person ishe tepër i veçantë si rrallëkush. Njeri me moral, i brumosur me virtyte të larta njerëzore, të fituara në fëmijërinë e hershme në Hotin e Kujit mbi Plavë. Ishte e mjaftueshme që një herë të takoheshe me ndonjë person dhe i bëje njerëzit të mos harrojnë kurrë.

Me respekt e dashuri të kujtojnë: Djali Haxhiu, reja Sadetja, nipi Elbasani e mbesa Gentiana, si dhe mbarë farefisi nga New York-u e Arbneshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat