Akuzohen për tentativë vrasje, arrestohen dy vëllezër shqiptarë

Kronikë e zezë

Akuzohen për tentativë vrasje, arrestohen dy vëllezër shqiptarë

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 21:48
Policia italiane

Dy vëllezër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë, pasi akuzohen për tentativë vrasje.

Policia italiane ka arrestuar dy vëllezërit Oltian Cepa 25 vjeç dhe Landir Cepa 34 vjeç, banues në Montecatini Terme, Itali, të dy me precedentë të mëparshëm penal.

Arretimi i tyre u bë pasi ata në bashkëpunim me persona të tjerë, me 7 Shkurt të vitit të kaluar kanë sulmuar tre shtetas rumunë, duke plagosur rëndë njërin prej tyre.

Sherri nisi fillimisht pas disa mesazhesh të shkëmbyera në WhatsUpp mes një 17-vjeçari rumun dhe 25 vjeçarit Oltian Cepa.

Më pas sheri ka degjeneruar duke përfshirë vëllain e Oltianit dhe pesë persona të tjerë ,të cilët janë përleshur fizikisht me tre rumunët,  17 vjeçarin, babain, si dhe kushëririn e tij. Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë pasi mori disa goditje në kokë me kaçavidë.

Gjithashtu gjatë kësaj përleshje i plagosur lehtë ka mbetur edhe Landir Cepa i cili ka marrë disa goditje në kofshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat