168 milionë fëmijë në rrezik prej punës së detyruar

Bota

168 milionë fëmijë në rrezik prej punës së detyruar

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 16:47
Fëmijët duke punuar

Rreth 168 milionë fëmijë janë në rrezik për shkak të punës që detyrohen të bëjnë teksa janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj rreziqeve për shkak të krizave apo konflikteve në disa rajone.

Nga Organizata Ndërkombëtare e Punës thuhet se standardet ndërkombëtare të jetës vënë në rrezik fëmijët dhe të miturit ndonëse biznesi dhe në përgjithësi punëdhënësit po punojnë për të eliminuar punën tek fëmijët.

Shumica prej tyre, sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare punojnë në argokulturë, manifakturë dhe industrinë e ndërtimit.

Bizneset nuk mund të fajësojnë më politikat qeverisëse për rrezikun me të cilin përballen fëmijët që punojnë.

Pothuajse 21 milionë njerëz në mbarë botën janë viktima të punës së detyruar, një industri e cila gjeneron plot 150 miliardë dollarë në vit sa i përket përfitimeve ilegale, thuhet në raportin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Shoqata Ndërkombëtare bamirëse anti-skllavërim në dokumentin e publikuar në faqen e saj online, prej 122 faqesh, saktëson se në 58 vende të botës, nga Amerika Latine tek vendet aziatike, një përqindje e konsiderueshme e fëmijëve detyrohen të bëjnë punë me forcë.

Këta fëmijë detyrohen të punojnë në miniera për të nxjerrë ar, diamante apo punojnë në firma që merren me prodhimin e pambukut, sheqerit, çajit, kafes dhe kakaos.

Por jo vetëm kaq. Shumë të mitur punojnë mbi 8 orë edhe në fabrika të mëdha si ato për prodhimin e veshjeve, këpucëve, tapeteve apo edhe të fishekzjarrëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat