Emocionohet Memli, takohet me "dashurinë" e vjetër (Foto)

Lajme

Emocionohet Memli, takohet me "dashurinë" e vjetër (Foto)

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 14:52
Memli Krasniqi

Ritmi i Rrugës ishte grupi më i njohur muzikor para shumë vitesh.

Memli Krasniqi dhe Arbër Reçi ishin më të përfolurit e asaj kohe duke i dhënë jetë frymës rap që atëbotë veçse kishin dhënë dritë shkëndijat e para të kësaj rryme.

Bota është e jona (viti 2000), Obsesion (viti 2002) dhe Përjetësisht (viti 2004) do të jenë albumet që do të mbesin në memorien e çdo adhuruesi të muzikës rap.

Por, siç duket ministri i MBPZHR’së, Memli Krasniqi ende nuk po mundet ta harrojë muzikën që ai bënte dikur.

Në një fotografi të publikuar në Instagram nga Blerim Destani, shihet se Memli ishte takuar me dy reperët e estradës sonë, Mc Kreshën dhe Noizyn, shkruan Magazina.al.

Duket se muzika rap nuk do të largohet asnjëherë nga gjenet e ministrit Krasniqi.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat