Edhe Blerta e Veton Surroit bëhet me shtetësi shqiptare

Lajme

Edhe Blerta e Veton Surroit bëhet me shtetësi shqiptare

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 22:59
Blerta e Veton Surroi

U fol që shtetësi shqiptare morën Getoar Selimi, Berat Buzhala, Shpend Ahmeti e Mimoza Kusari-Lila, por nuk u përmend që shtetësi shqiptare ka marr edhe Blerta Syla, tashmë Blerta Surroi.
Në dekretin e Presidentit të Shqipërisë, të cilin e posedon  thuhet që ka vetëm një muaj e ca ditë, që Bujar Nishani ka lëshuar dekretin që Syla –Surroi të pajiset me shtetësi shqiptare.

Në dekret thuhet se kjo është bërë me kërkesë të saj.

Ndryshe, Blerat Syla Surroi ishte “Miss Kosova 1995”, pastaj aktore në shumë shfaqje televizive e teatrale, ndërkohë, i ka kryer studimet master për pikturë, ku jo rrallë ka pasur ekspozita të ndryshme në Kosovë.

Ajo është bashkëshortja e publicistit dhe pronarit të Kompanisë “Koha”, Veton Surroi me të cilin ka dy djem, ndërsa Vetoni i ka edhe dy vajza nga martesa e tij e parë.

Shtetësinë shqiptare kanë marrë edhe artisti Alban Muja dhe gazetari Sylejman Kllokoqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat