Reagon Rona Nishliu, bëhet nervoz me komentuesit e ndeshjes

Mediale Vip

Reagon Rona Nishliu, bëhet nervoz me komentuesit e ndeshjes

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 19:09
Rona Nishliu

Edhe këngëtarja Rona Nishliu e ka thënë mendimin e saj rreth ndeshjes së sotme.

Pas humbjes së Shqipërisë, ka pasur reagime të shumta për lojën e djelmoshave, ndërsa ajo mendon se nuk janë të nevojshme të gjitha këto komente.

Rona thotë se ka edhe ndeshje të tjera dhe kjo është ngarkes emocionale për ta.

“Ju kisha propozu krejt juve mendjendriturve dhe specialisteve te fushes me apliku rradhes tjeter qofte per futbollist qofte per trajner, se do ta kishit kthjellu ekipin..Mos harroni jane edhe disa loje ne vazhdim, e presioni negativ per cfaredo arsyesh e interesash me se paku i ben mire vullnetit dhe ngarkeses emocionale te djelmoshave fantastik. Naleni doren ntastature vllazen e motra se doni me çperthyE”, ka shkruar Nishliu në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat