“Revolucioni Laraman” sot proteston prej orës 18:00

Maqedonia

“Revolucioni Laraman” sot proteston prej orës 18:00

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 10:18
Revolucioni Laraman

Sot me fillim prej orës 18:00 do të mbahet protestë e “Revolucionit Laraman” përpara Prokurorisë Speciale. Qëllimi është që të tregohet se kërkesat e qytetarëve janë të pakomprimisë dhe se kthjellshëm numrohet afati i ultimatimumit më 18 qershor, njofton Portalb.

“Qytetar dhe qytetare, ju bëjmë thirrje që të mblidhje në mënyrë masive në protestën e së premtes – 10 qershorit, në ora 18 përpara “Fortesës” sonë – Prokurorisë Speciale, t’i tregojmë pushtetit se po numërojmë dhe se kërkesat tona janë të pakompromisë. Kanë kaluar tre ditë, nga kur presidenti Gjorge Ivanov, plotësisht e tërhoqi abolimit dhe pasi që në mënyrë precize i kemi treguar linjat tona të kuqe dhe afatet. Pushteti heshtë, Gjykata Kushtetuese heshtë, koha është që t’i rikujtojmë se Gjykata Kushtetuese patjetër duhet të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale, qëtë jemi të sigurt se drejtësia do të jetë e mbrojtur”, thuhet në njoftimin e “Revolucionit Laraman”.

Përveç kërkesës nga Gjykata Kushtetuese, aktivistët do të kërkojmë edhe  të ndërpritet përndjekja e protestuesve, të lirohen të arrestuarit nga protestat dhe të tërhiqen paditë penale nga MPB.

“Revolucioni Laraman” gjithashtu kërkon:

Dorëheqje të qeverisë aktuale të VMRO – DPMNE-së dhe BDI-së dhe formimin e qeverisë kalimtare e cila deri në fund do t’i zbatojë reformat prioritare nga raporti i Pibesë dhe do të krijojë kushte për zgjedhje fer;
Të formohet departament special në Gjykatën Penale, e cila do të jetë kompetente për lëndët e PSP-së;
Në procesin e zgjidhjes së krizës, patjetër të kyçen dhe të marrin pjesë edhe shoqëria civile dhe përfaqësuesit e pavarur të qytetarëve;
Procesi i zgjidhjes së krizës, të kryhen në territorin e Republikës së Maqedonisë;
Të dorëhiqet nga funksioni, kryetar i shtetit, Gjorge Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat