Paralajmëron presidenti francez: Do të marrim masa kundër grevave

Evropë

Paralajmëron presidenti francez: Do të marrim masa kundër grevave

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 08:43
Francois Hollande

Presidenti francez, Francois Hollande ka paralajmëruar përpjekjet që do të ndërmarrën për të parandaluar grevat në Francë, në prag të fillimit të turneut të futbollit “Euro 2016”.

Kohëve të fundit, Franca është përballur me protesta për shkak të reformave në ligjin e punës, ndërsa grevat mund të ndikojnë në hapjen e turneut.

Vozitësit e trenave kanë kërcënuar me grevë, duke paralajmëruar shërbimin në vetëm një linjë jashtë Parisit.

Sot do të fillojë kampionati evropian, ku ndeshja e parë do të zhvillohet mes Francës dhe Rumanisë.

Po ashtu, në Francë janë ndërmarrë masa të mëdha të sigurisë në rast të kërcënimit nga ndonjë sulm terrorist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat