Administrata gjyqësore bllokon punën

Maqedonia

Administrata gjyqësore bllokon punën

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 22:46
Ilustrim

Greva disa javore e administratës gjyqësore frenoi edhe punën e avokatëve në mbarë vendin. Seancat nuk mbahen, por ri-caktohen. Avokatët shprehen të revoltuar nga kaosi i shkaktuar pasi nuk mund të kuptojnë për orarin e lëndëve.

“E përballoj me vetë dije këtë meqë kërkesa e tyre është më e rëndësishme. Tani e kanë çastin. Duhet vetëm të durojnë”
“Nuk punojnë, të gjitha seancat anulohen dhe ri-caktohen për seanca të reja. Meqë nuk punojnë ne humbim, por kjo është e drejta e tyre punëtore”

“Kuptohet se shkakton probleme në drejtim të zgjidhjes së shpejtë ekonomike të kontesteve”
Të revoltuar edhe qytetarët të cilët thonë se nuk mbarojnë dot punë tashmë dy javë.

“Jo, nuk mbarova punë, nuk punojnë. Tani do të pres, nuk e di nëse do të mbahet seanca”
“Çfarë t’ju them, katastrofë, për një vulë duhet të pres 24 orë. Duhet të pres deri nesër, ndërsa më nevojitet urgjentisht”

Administrata gjyqësore tanimë gjysmë muaji është në grevë. Kanë dështuar tentimet disa ditore për takim me ministrin e drejtësisë Valdet Xhaferi. Administrata gjyqësore kërkon rritjen e rrogës për 35 për qind dhe ndryshimin e ligjit për administratë gjyqësore dhe publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat