Komuna e Vitisë organizon pritje për nxënësit pjesëmarrës te Olimpiadës se Dijes në Shqipëri (Foto)

Gjilani

Komuna e Vitisë organizon pritje për nxënësit pjesëmarrës te Olimpiadës se Dijes në Shqipëri (Foto)

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 17:33
Pamje nga pritja qe ka bere kryetari Haliti pjesmaarresve te kesaj Olimpiade ne Shqipëri

Viti, 9 qersshor- Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti, ka organizuar të enjtën një pritje për nxënësit e shkollave fillore të cilët ishin pjesëmarrës në Olimpiadën e dijes në Tiranë të Shqipërisë.

Në këtë pritje ka prezantuar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen dhe angazhimin e nxënësve vitias në këtë olimpiadë, duke potencuar se njohuritë e treguara nga ata në këtë garë të dijes, kanë dëshmuar se edhe nxënësit e komunës së Vitisë, janë të aftë dhe posedojnë cilësi si edhe të shkollave të rajonit.

“Ky sukses i juaji në këtë olimpiadë është në vazhdën e sukseseve të vazhdueshme të nxënësve tanë në fusha të ndryshme si të dijes ashtu edhe të garave tjera me karakter garues”, ka thënë kryetari Haliti. Ai ka theksuar se institucionet komunale do të mbështesin çdo aktivitetet që është në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim, dhe pjesëmarrjen e nxënësve në garat e ndryshme që organizohen sin ë nivel vendi ashtu edhe jashtë.

E Qahil Sinani, drejtor komunal i arsimit është shprehur se ky vit është vit i sukseseve të shumta të nxënësve vitias në garat e ndryshme, dhe vetë pjesëmarrja e nxënësve në olimpiadën e organizuar në Shqipëri ku shkollat e Vitisë ishin të vetmet nga Kosova, është një sukses radhës të cilin e vlerësojnë të gjithë.

Ndërkaq, Hebib Rexhepi, arsimtari i matematikës në SHMU “Dëshmorët e Vitisë”, është shprehur se në Olimpiadën e Dijes në Tiranë, morën pjesë 21 nxënës të shkollave fillore “Bafti Haxhiu”, “Dëshmorët e Vitisë” dhe “Ahmet Hajdari”, dhe se në këtë olimpiadë prezantuan nxënësit e 107 shkollave të ndryshme nga mbarë Shqipëria.“Të gjithë nxënësit pjesëmarrës nga komuna jonë kanë dhënë një kontribut të çmuar në garat ku kanë prezantuar, por vlen të theksohet suksesi i nxënëses Edona Haziri nga shkolla “Dëshmorët e Vitisë” e cila zuri vendin e tretë në garat e matematikës./Aziz Zuka

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat