Kusari-Lila: Forcimi i Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, synimi kryesor i komunës së Gjakovës

Gjakova

Kusari-Lila: Forcimi i Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, synimi kryesor i komunës së Gjakovës

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 14:49
Pamje nga aktiviteti

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, sot ka marrë pjesë në inaugurimin e linjës së re prodhuese të ndërmarrjes prodhuese “Inova”, njërës prej ndërmarrjeve më të vjetra jo vetëm në komunën e Gjakovës por edhe më gjerë.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, kryetarja Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se zhvillime të tilla janë të mirëseardhura për komunën e Gjakovë, e cila më shumë se kurrë ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe krijime të vendeve të reja të punës.

Kryetarja Kusari - Lila, ka theksuar se ndihet e lumtur që një projekt i nisur në kohën sa ishte drejtuese e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për përkrahje sektorit privat po jep rezultate konkrete me hapje të vendeve të reja të punës. "Për të pasur sukses në zhvillim ekonomik, duhet të gjitha institucionet të bashkërendisin përpjekjet për zhvillim të sektorit privat. Niveli lokal, niveli qendror, komuniteti i donatorëve dhe të gjitha agjencitë relevante në Kosovë. Kjo ndërmarrësi është e rëndësishme se sot me

Linjën e re të prodhimit hapen 15 vende të reja të punës, 15 familjeve ju shtohen të ardhurat dhe ju sigurohet ekzistenca. Vetëm me zhvillim të sektorit privat, do të kemi më shumë punë, më shjmë zhvillim dhe përparim të shoqërisë", ka shtuar Kusari - Lila.

Ajo ka rikujtuar se edhe vullneti dhe angazhimi i komunës së Gjakovës është pikërisht përkrahja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat në të ardhmen duhet të jenë promotor i zhvillimit të komunës së Gjakovës.
Ndryshe Ndërmarrja Prodhuese “Inova”, e themeluar në vitin 1989, është e njohur për prodhimin e gypave plastikë që përdoren në rrjetet e kanalizimit, ujësjellësit, elektrikes e të tjera.

Linja e re prodhuese e inauguruar sot, është ngritur falë programit “Mbështetje për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme”, projekt ky i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat