Kadri Veseli: Toni Bler, të faleminderit

Kosova

Kadri Veseli: Toni Bler, të faleminderit

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 11:21
Kadri Veseli takon Tony Blair

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe është takuar edhe me ish-kryeministrin e këtij shteti Toni Bler.

Me këtë rast ai ka falënderuar ish-kryeministrin Bler për ndihmën që ka dhënë për Kosovën.

Toni Bler gjatë luftës në Kosovë ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Postimi i Veselit në Facebook:

Toni Bler, si për çdo qytetar të Republikës së Kosovës, ashtu edhe për mua, sjell emocione të rralla në takim. Emocione sa miqësore aq edhe humane. E falënderova ish kryeministrin Bler për këtë. Sot, ne kemi nevojë për angazhimin e miqve tanë, të risjellin vëmendjen në Republikën e Kosovës, me qëllime e synime tjera. Ato të zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Kemi shumë argumente se kemi punuar dhe do të punojmë edhe më shumë në këtë drejtim, por kemi nevojë edhe për miq që do ta promovojnë këtë përkushtim tonin, përvoja e ekspertiza të reja nà « këtë fushë. Toni Bler, të faleminderit.K.V.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat