De Biasi ka një mesazh të fortë për Adnan Januzaj

Futboll

De Biasi ka një mesazh të fortë për Adnan Januzaj

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 09:30
Gianni De Biasi dhe Adnan Januzaj

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi mendon se Adnan Januzaj do të pendohet që zgjodhi Belgjikën para Shqipërisë.

Sulmuesi i Manchester Unitedit nuk është ftuar nga përfaqësuesja belge për Kampionatin europian, dhe kështu ‘Euro 2016’ do ta shikoj nga televizori.

Strategu italian, gjatë një intervistë për “Tonight Ilva Tare”, ka rrëfyer se si është injoruar keq nga babai i Januzajt, Abedini.

“Januzajn e kisha fshirë nga koka për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse besoj se aty kishte një problem që lidhej me babanë që sipas meje në mënyrë thuajse të paedukuar, as nuk iu përgjigj kërkesës sime për takim për të folur me të duke qenë se është ai që duhet të përcaktojë interesin e të birit. Unë mendoj se sot Januzaj mund të pendohet për zgjedhjen që ka bërë. Belgjika është sigurisht një skuadër e madhe”, ka deklaruar italiani.

“Pas atij momenti e keni takuar më Januzajn? Kurrë më. Nuk kam dëgjuar më, por unë e kam ndjekur për një kohë të mirë. Kam marrë me vete edhe kryeministrin dhe njerëz të tjerë të rëndësishëm. Nuk ka qenë e mundur të takoheshim, as për të folur, për të thënë që jo, nuk më intereson. Asnjë përgjigje”, ka theksuar strategu i Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat